Ora Travel

LIGJORE

Politika e privatësisë

Çfarë mbledhim kur rezervoni, pse na duhet dhe me kë e ndajmë.

Kush i përpunon të dhënat tuaja

Kontrolluesi i të dhënave është ORA TRAVEL, Bajram Kelmendi nr. 98, kati 2, 10000 Prishtinë. Për çdo pyetje lidhur me të dhënat tuaja, na shkruani në info@ora-travel.com ose na telefononi në +383 48 610 475.

Çfarë mbledhim

Kur dërgoni një kërkesë për rezervim, mbledhim vetëm atë që na duhet për ta realizuar atë:

  • emrin dhe mbiemrin e çdo udhëtari, si dhe titullin (z., znj., fëmijë);
  • datën e lindjes së fëmijëve, sepse çmimi i dhomës varet nga mosha dhe hoteli e verifikon në recepsion;
  • email-in dhe numrin e telefonit të personit kontaktues;
  • kërkesat e veçanta që na i shkruani ju (p.sh. krevate të ndarë ose kat i lartë);
  • detajet e qëndrimit: hotelin, datat, dhomën dhe ushqimin.

Nuk pranojmë pagesa përmes kësaj faqeje, ndaj nuk mbledhim as ruajmë të dhëna të kartelave bankare.

Pse i përdorim

I përdorim për të konfirmuar dhomën me hotelin, për t’ju dërguar vaucherin dhe konfirmimet me email, për t’ju kontaktuar nëse diçka ndryshon te rezervimi juaj, dhe për të përmbushur detyrimet tona ligjore e kontabël.

Me kë i ndajmë

Për ta realizuar rezervimin, të dhënat e udhëtarëve i përcillen hotelit të zgjedhur dhe furnitorit përmes të cilit rezervohet. Për hotelet në mbarë botën, furnitori ynë është TBO Holidays, sistemet e të cilit ndodhen jashtë Kosovës. Nuk i shesim dhe nuk i japim të dhënat tuaja për qëllime marketingu të palëve të treta.

Sa gjatë i ruajmë

I ruajmë për aq kohë sa është e nevojshme për të realizuar udhëtimin tuaj dhe për të përmbushur detyrimet ligjore që lidhen me të, pastaj i fshijmë ose i anonimizojmë.

Të drejtat tuaja

Sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat tuaja, korrigjimin ose fshirjen e tyre, kufizimin e përpunimit dhe një kopje të tyre. Na shkruani në info@ora-travel.com dhe ju përgjigjemi sa më shpejt.

Siguria

Faqja punon mbi lidhje të koduar (HTTPS) dhe qasja te rezervimet është e kufizuar vetëm te personeli ynë që ka nevojë për të.